TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anis Mehmeti vijon të dhurojë performanca të shkëlqyera në League One të Anglisë, teksa pasditen e sotme ka shënuar një tjetër gol, këtë herë në transfertën ndaj Sheffield Wednesday, ku Wycombe mori një barazim 2-2.
Në një “mini-derbi” shqiptar me Florian Kamberin, fantazisti i Shpresave kuqezi, gjeti golin e avantazhit për Wycomben në minutën e 23-të, ndërsa më pas vendasit përmbysën me nga një gol për çdo pjesë.
Megjithatë Wycombe mori një pikë falë golit të barazimit, të shënuar nga Obita në të 65-ën dhe tani e sheh veten në vendin e tretë me 38 pikë, aq sa kanë edhe vendi i parë dhe i dytë.
Ky ishte goli i tretë në harkun e një jave për Anis Mehmetin, që të shtunën e kaluar humbi një penallti, ndërsa në mesjavë shënoi dy herë në fitoren 0-3 në transfertën ndaj Plymouthit.