SPORT, 27 Nëntor 2021, 18:14

Liverpool i pandalshëm, Broja nuk lë gjurmë. Aston Villa dhe Gerrard festojnë përsëri

Liverpool i pandalshëm, Broja nuk lë gjurmë. Aston Villa dhe

Liverpool fitoi 4-0 kundër Southampton dhe siguroi fitoren e katërt radhazi pa pësuar gol në “Anfield”, mes kampionatit dhe Champions League. “The Reds” zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, falë dygolëshit të Diogo Jota dhe Thiago Alcantara.

Në pjesën e dytë pati festë për Virgil Van Dijk, i cili rikthehet pas më shumë se një viti te goli në kampionat. Suksesi i sotëm ka ngjitur përkohësisht Liverpool në vend të dytë në Premier, me një pikë më pak se Chelsea kryesues që do të përballet me Manchester United.

Armando Broja u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes për “Shenjtorët”, teksa në disa momente nuk u shërbye nga shokët e repartit të sulmit. 

Aston Villa dhe Steven Gerrard shijojnë një tjetër sukses. Ekipi nga Birmingemi triumfoi 1-2 në transfertë ndaj Crystal Palace. Miqtë shënuan nga një gol për pjesë me anë të Targett dhe McGinn dhe u kthyen në shtëpi me tre pikë fantastike, ndërsa goli i Guehit në shtesa shërbeu vetëm për statistikë.

Ashtu siç nisi përfundoi dueli Norwich-Wolves. Milot Rashica u aktivizua 82 minuta me “Kanarinat” që ishin më afër fitores, por në fund duhet të gëzohen me një pikë.

Liverpool i pandalshëm, Broja nuk lë gjurmë. Aston Villa dhe