SPORT, 22 Qershor 2024, 19:26

Kapitullon Turqia, portugezët shënojnë golin e tretë në Dortmund

Kapitullon Turqia, portugezët shënojnë golin e tretë në

Mund të thuhet se gjithçka është mbyllur.

Pas mbylljes së pjesës së parë në avantazhin e dyfishtë, “Luzitanët” e Portugalisë kanë arritur të gjejnë edhe një tjetër gol, në “mitikun” e Dortmundit, “Singla Iduna Park”, duke vijuar të dhurojnë spektakël për tifozët e tyre.

Një kundërsulm vrastar i djemve të Roberto Martinez është finalizuar më së miri nga “fantazisti” i Portugalisë, Bruno Fernandes, i cili merr një pasim të shkurtër nga “ylli” Cristiano Ronaldo, dhe me një goditje të lehtë dërgon topin në rrjetën e Bayindir. Rezultati shkon në 0 me 3.