SPORT, 26 Nëntor 2021, 23:50

Gjashtë raste të tjera pozitive, pandemia “pushton” nënkampionët e Gjermanisë

Gjashtë raste të tjera pozitive, pandemia “pushton”

Moment i vështirë për Leipzigun. Nënkampionët e Gjermanisë janë “pushtuar” nga pandemia e koronavirusit përpara ndeshjes së fundjavës me Bayer Leverkusen në kampionat.

Tre raste pozitive me Covid-19 u regjistruan në fillim të javës, teksa sot numri i të prekurve ka shkuar në nëntë.

Trajneri Jesse March, portiere Peter Gulacsi dhe një pjesëtar i stafit teknik, rezultuan pozitivë përpara takimit në Champions League kundër Club Brugge (Leipzig fitoi 0-5 në Belgjikë).

Sot janë kryer tamponët e radhës dhe pozitivë me Covid-19 kanë dalë mbrojtësi Ëilli Orban, sulmuesit Yussuf Poulsen dhe Hugo Novoa, trajneri i portierëve Frederik Gosling.

Por edhe mbrojtësi Mohamed Simakan e një tjetër pjesëtar i stafik teknik. Këta dy të fundit nuk ishin pjesë e ekipit në transfertën belge.