SPORT, 26 Nëntor 2021, 16:41

Ultrasit polakë të papërmbajtshëm, 12 policë të lënduar nga sherri në stadium

Ultrasit polakë të papërmbajtshëm, 12 policë të

Mbrëmjen e djeshme, Legia Warsaw luajti në Angli teksa përballë kishte Leicester.

Skuadra polake nuk ia doli të merrte një rezultat pozitiv, duke dalë e mposhtur nga King Power Stadium me rezultatin 3-1. Megjithatë, fansat polakë ia dolën të bëheshin protagonistë në tribuna teksa në një moment të sfidës nisën një shfaqje me flakadanë dhe menjëherë pas kësaj startoi lufta me policinë.

Si rezultat i kësaj 12 oficerë policie u plagosën, ndërsa shtatë nga ultrasit polakë përfunduan të arrestuar.

Kjo nuk është hera e parë që huliganët polakë bëhen protagonistë me flakadanë apo edhe me sherret e tyre teksa gjithnjë kërkojnë të tregojnë supremacinë e tyre në ndeshjet në transfertë.