SPORT, 25 Nëntor 2021, 23:59

Europa League/ Kualifikohet Roma, Marash Kumbulla luajti nga minuta e parë

Europa League/ Kualifikohet Roma, Marash Kumbulla luajti nga minuta e parë

Roma siguroi kualifikimin në Grupin C të Conference League falë fitores 4-0 ndaj Zorya Luhansk në një sfidë mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla, luajti titullar. Verdhekuqtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë përballë ekipit ukrainas, duke shënuar nga dy gola në çdo pjesë. Perez në të 15-tën dhe Zaniolo në të 33-të i dhanë epërsinë e dyfishtë Romës, ndërsa Veretout humbi një 11-metërsh në fundit e fraksionit hapës.

Gjithsesi, verdhekuqtë shënuan edhe dy gola të tjerë gjatë 45 minutave të dyta me të njëjtin autor, Abraham, për të cilin ishte dygolëshi i parë si futbollist i Romës. Me këtë fitore skuadra e Mourinhos ngjitet në kuotën e 10 pikëve, një më pak se Bodo/Glimt, që fitoi 2-0 me CSKA të Sofjes.

Rezultatet:

Slovan Bratislava – PAOK   0-0

Anorthosis – Gent       1-0

AS Roma – FK Zorya Luhansk     4-0

Bodo/Glimt – CSKA Sofia    2-0

Jablonec – AZ Alkmaar                1-1

Maccabi Tel Aviv – LASK     0-1

Randers FC – CFR Cluj  2-1