SPORT, 16 Nëntor 2021, 13:08

De Biasi në prag “divorci” me Azerbaxhanin

De Biasi në prag “divorci” me Azerbaxhanin

Barazimi 2-2 miqësor ndaj Katarit dy ditë më parë mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Gianni De Biasit si trajner i Azerbajxhanit.

Në fakt, kontrata e ish-trajnerit të Torinos dhe kombëtares tonë skadon më 30 nëntor dhe siç mësohet nga ”Tuttomercatoweb” , Federata nuk duket se ka ndërmend ta rinovojë atë.] Bilanci është shumë negativ për De Biasin: 2 fitore (kundër Qipros dhe Bjellorusisë), 6 barazime dhe 12 humbje.