TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fillimi i sezonit ka rezultuar poshtë pritshmërive për Leipzigun, i cili është i 11-ti në renditje në Bundesligë. Pas një serie prej tri humbjesh radhazi, Jesse March u shkarkua nga detyra e trajnerit të skuadrës së Grupit Red Bull.
Klubi gjerman, i cili ka ende shanse për të vijuar në Europa League, po teston kandidatët për stolin dhe sipas të përditshmes gjermane "Kicker", Roger Schmidt është favorit për të marrë drejtimin e skuadrës.
I njohur nga Grupi Red Bull, pasi ka drejtuar Salzburgun midis viteve 2012 dhe 2014, dhe me një të kaluar në futbollin gjerman (ka drejtuar Bayer Leverkusenin), Schmidt aktualisht është pjesë e PSV Eindhovenit.
Ndërsa drejtuesit e Leipzig po luajnë gurët për të firmosur me Schmidt, drejtimin e skuadrës për ndeshjen ndaj Manchester City-t, në Champions, do ta marrë Achim Beierlorzer.