TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Manchester United ka arritur të marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Crystal Palace në “Old Trafford” në kuadër të javës së 15-të të Premier League.
Kjo ishte ndeshja e para për Ralf Rangnick në drejtimin e “djajve të kuq” dhe arritje e suksesit të parë nuk rezultoi aspak i lehtë.
Pjesa e para u mbyll në barazim pa gola. E dyta nisi me vendasit sërish më në kërkim të golit, por ndeshja do të zhbllokohej vetëm në minutën e 77-të me mesfushorin Fred.
Manchester United ngjitet në vendin e 6-të me 24 pikë.
Dora e Contes po fillon të ndjehet te Tottenham, me “spurs” që mposhtin Norwich me rezultatin 3-0, duke siguruar fitoren e tretë radhazi në kampionat.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 10-të me Lucas Moura, që do ishte edhe i vetmi i 45 minutave të para.
Në pjesën e dytë, Tottenham shënon dy të tjerë brenda 10 minutave, fillimisht me Sanchez në të 67’ dhe Son në të 77’.
Pas këtij triumfi, “spurs” ngjiten në vendin e 5-të me 25 pikë.
Barazim 2-2 në përballjen Leeds United-Brentford.