SPORT, 5 Dhjetor 2021, 14:17

STATISTIKAT/ Përballja Juventus-Xhenoa, nuk do ta besoni sa kohë ka pa fituar skuadra nga Liguria në Torino

STATISTIKAT/ Përballja Juventus-Xhenoa, nuk do ta besoni sa kohë ka pa

– Juventusi ka fituar tri përballjet e fundit kundër Xhenoas në Serinë A me shifrat 3-1.

Vetëm dy herë në historinë e saj “Zonja e Vjetër” ka regjistruar katër sfida radhazi kundër të njëjtit kundërshtar me të njëjtin rezultat (katër barazime radhazi 0-0 përballë Atalantës në vitet ’60 dhe katër barazime radhazi 1- 1 përballë Romës në vitet ’50).

– Xhenoa ka fituar katër nga 35 takimet kundër Juventusit në Serinë A që nga viti 1992 e këtej. Kaq fitore Juventusi kundër Xhenoas i ka regjistruar në katër sfidat e fundit mes tyre.

– Në 54 takime mes tyre në Serinë A në Torino, Xhenoa ka mundur të fitojë vetëm dy herë përballë bardhezinjve, më e fundit ajo e vitit 1991 e firmosur nga Tomas Skuravi (1991). Nga ai sukses 14 fitore të Juves dhe katër barazime.

– Juventusi e ka mbajtur të paprekur portën e vet në tri nga katër takimet e fundit në Serinë A. Goli i vetëm ka qenë ai kundër Atalantës.

– Xhenoa arrin në përballjen kundër Juventusit nga tri barazime radhazi jashtë fushës së saj. Ajo nuk arrin të barazojë katër takime radhazi jashtë shtëpisë në një sezon të vetëm që nga fillimi i vitit 1994 (asokohe regjistronte 5 barazime radhazi).

– Juventusi ka shënuar vetëm 7 gola në po kaq takime në këtë sezon në fushën e vet, shifra më e ulët që nga sezoni 1988-1989.

– Nëse mund Xhenoan, ky do të ishte suksesi numër 150 i Alegrit në Serinë A me Juventusin.

– Paulo Dibala ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë dy pasime për gol kundër Xhenoas në Serinë A. – Xhenoa mbetet viktima e preferuar në Serinë A për Dejan Kulusevskin, tre gola dhe një pasim për gol.

– Goran Pandev i ka shënuar 6 gola në Serinë A Juventusit, por i fundit daton në vitin 2004 me fanellën e Lacios në “Delle Alpi”.