TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Napoli ka reaguar pas humbjes kundër Interit dhe e ka bërë në mënyrën më të mirë, duke mposhtur skuadrën e Lazio me rezultatin 4-0 në “Diego Armando Maradona”.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti e ka zgjidhur ndeshjen brenda 30 minutave të para, duke shënuar tre gola që praktikisht ia përcaktuan fatin këtij dueli.
Zielinski e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e shtatë, ndërsa më pas dhuroi spektakël rekordmeni Dries Mertens që i çoi shifrat në 2-0 për Napolin.
Belgu nuk u ndal më kaq, pasi pa u bërë 30 minuta lojë shënoi edhe golin e tretë. Lazio mori një goditje të rëndë dhe e kishte të vështirë të reagonte.
Në fund la shenjë edhe Fabian Ruiz, i cili shënoi edhe golin e katërt për Napolin. Me këtë fitore të kaltrit kryesojnë të vetëm kampionatin, me tre pikë më shumë se Milani që u mposht sot nga Sassuolo.