TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një supergol i njeriut të momentit brazilianit Vinicius Jr në minutën e 77-të i dha tri pikët Realit të Madridit në sfidën delikate ndaj Sevillas që përmbylli javën e 15-të të La Ligas, me "Los Blancos" që e thelluan në 4 pikë avantazhin në renditje nga ndjekësja më e afërt duke përfituar edhe nga humbja që pësoi Real Sociedad ndaj Espanyol.
Madrilenët triumfuan me shifrat 2-1 në Santiago Bernabeu në një ndeshje që e nisën shumë keq duke u dominuar nga Sevilla në 30 minutat me andaluzianët që kaluan në epërsi falë golit me kokë të Rafa Mir, madje në disa raste iu afruan edhe dyfishimit.
Por një gafë e portierit Bono pas një gjuajtje nga distanca të Eder Militaos i dha mundësinë Karim Benzema të barazonte shifrat në minutën e 32-të. Për të ardhur te supergoli i Vinicius Jr, 3 minuta para fundit që i dha tre pikët Realit dhe konfirmoi momentin e shkëlqyer të Los Blancos të cilët kryesojnë të vetëm La Liga me 4 pikë më shumë se Atletico Madrid dhe Real Sociedad.