AKTUALITET, 21 Qershor 2020, 12:26

Sjelljet e rrezikshme që përhapin virusin! Manastirliu: Parandaloni më të keqen

Sjelljet e rrezikshme që përhapin virusin! Manastirliu: Parandaloni


Ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastirliu ka postuar një video sensibilzuese që tregojnë veprimet e rrezikshme që përhapin koronavirusin në institucione dhe mjedise të tjera publike.

Manastirliu thotë se më e keqja nuk do të vijë nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri.

Ajo bën apel për respektimin e masave duke mbajtur distancë një metër dhe duke mbajtur maska mbrojtëse atëherë kur nuk mund të ruhet distanca.

“Më e keqja nuk do të vijë vetëm nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri!

‼Respektoni Rregullat

Ruani distancën 1.5 metër

Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca

Lani shpesh duart

Dezinfektoni ambientet

Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COVID19!

Ruani shëndetin”, shkruan Manastirliu.