TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reperi Mozzik nuk ka zgjatur shumë, dhe menjëherë pas intervistës së Loredana Zefit në NIN, ka reaguar përmes një shkrimi drejtuar ish-gruas së tij, ku flet me tone të ashpra, duke i çjerrë maskën, sipas tij, një femre që ka mashtruar gjatë gjithë deklaratës së saj mbrëmjen e djeshme.
“Bona llaf, bona… Unë i kam 24 vjet, mashkull i një familje që m’ka msu sa ka vlerë familja e sa ka vlerë respekti e dashunia…kuptojeni niher n’jetën e juve që unë nuk jom person që ndikohem nga mediat portalet apo televizionet…
Kurrë sem kini pa tu reagu deri sot sa i përket jetës tem Private edhe kurrë s’keni mem pa…se karakteri jem osht beton… Copa copa me dërgun do njerz një intervistë, e pashë e kqyra e ndëgjova…
E ti shumë mirë e din e njerzt e tu e dinë se cilat jon arsyet që unë jom largu nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kam cekur. Rrafsh 3 vite isha për ty si në të mirë e të keq…dhe do isha ende po të mos bëje bërllog ti!
Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë sja kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasia! Do ngelesh Nana e qikes tem, të uroj më të mirat në jetë. hera e fundit që flas për këtë temë!
Marre pom vjen mu, marre për ksi sene pa lidhje, filma serialë…po nuk lejoj as me tentu me ma njollos emrin tem e t’familjes tem. S’kom nevoj me ia tregu qka tek ma shumë”- shkruan Mozzik në rrjete sociale.
