AKTUALITET, 5 Shtator 2019, 23:27

“Shkërmoqen” Shpresat, ekipi i Bushit mundet me katër gola nga Franca

“Shkërmoqen” Shpresat, ekipi i Bushit mundet me katër gola

Shqipëria U-21 u mund me shifrat e thella 4-0 përballë moshatarëve të tyre të Francës, të zhvilluar ditën e sotme në transfertë.

Takimi pa vendasit totalisht dominues, teksa që në fillim kërkonin me doemos golin e zhbllokimit, por diçka e tillë erdhi vetëm në minutën 43-të, pas një penalltie të shkaktuar nga Shehu. Prej 11 metrave, Guiri nuk gaboi me Selmanin përballë.

Në pjesën e dytë, pas shumë ndërrimeve të teknikut Alban Bushi, erdhi edhe goli i dytë i francezëve, ku Eduardo shënoi pas një ngatërrese të Mersinajt në zonë. Në minutën e 89-të, Franca shënoi sërish me Eduardon, ndërsa goli i katërt erdhi në minutën e parë shtesë, me kokë nga goditja e dënimit.