AKTUALITET, 5 Shtator 2019, 19:18

“ODIHR e ka gdhendur të zezën mbi të bardhë”-Zëdhënësi i Metës: Tani pritet që gruaja e Bilalit të japë…

“ODIHR e ka gdhendur të zezën mbi të

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i përgjigjet disa portaleve pasi një zyrtar amerikan nuk zhvilloi takim me kreun e shtetit një ditë më parë, duke deklaruar me ironi se gruaja e Bilalit pritet të japë edhe lajmin e heqjes së vizës.

“Të gjitha portalet që punojnë në të zezë paskan futur Presidentin në listën e zezë. Tani pritet që gruaja e Bilalit t’u japë dhe lajmin e heqjes së vizës. Ha ha ha!?

Fajin e ka ODIHR që nuk punon në të zezë por e ka gdhendur me të zeza në të bardhë”, shkruan Tedi Blushi.