AKTUALITET, 6 Dhjetor 2018, 21:54

Shehaj: Edi Rama të qartësohet kush fshihet pas kësaj kompanie, ndryshe është vetë ai

Shehaj: Edi Rama të qartësohet kush fshihet pas kësaj kompanie,

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, u transmetua një investigim tronditës, që tregonte se kompania Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) që ka fituar tenderin për rindërtimin e Unazës së Madhe, ka falsifikuar dokumentet që ka depozituar në QKB.

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj u shpreh se nuk dihen ende se kush janë pronarët e kësaj kompanie të huaj, prandaj kryeministri Edi Rama duhet ta qartësojë. Në të kundërt i bie që të jetë vetë Edi Rama pronari.

“Këtu është bërë edhe më para i tillë mashtrim, kjo është një kompani guackë , ne nuk dimë se kush janë pronarët.

Të transferosh paratë në Amerikë ?

Kjo është një parajsë fiskale. Edi Rama duhet të thotë se kush është pas kësaj kompanie. I bie që të jetë vetë ai pas kësaj prandaj duhet të shpjegohet,” tha deputeti i PD. TPZ.AL