TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, u transmetua një investigim tronditës, që tregonte se kompania Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) që ka fituar tenderin për rindërtimin e Unazës së Madhe , ka falsifikuar dokumentat që ka depozituar në QKB, ku spikat falsifikimi i letrës së Sekretarit të Shtetit të Delaware.
Analisti Fatos Lubonja, u shpreh se jemi përballë një skandali shumë të madh, një mashtrim që mund të ndodhë vetëm kur shteti është i kapur.
"Tani që ti ke dokumentat e falsifikimit, ose të të arrestojnë ty, ose shtetin. Pas atij dokumenti është ajo pjesa 'no comment'. Si ka mundësi që të guxojnë deri këtu? Unë mendoj se nuk mund të ndërmerret një mashtrim kaq i madh, nëse shteti nuk është i kapur. Shteti këtu është i kapur, policia është e kapur, prokuroria është e kapur. Dokumenti është diçka e qartë, kjo është tronditëse".
/TPZ.AL/