BOTA, 17 July 2026, 22:51

SHBA nis sulme të reja në Iran, reagon këshilltari i Mojtaba Khameneit: Nëse vazhdojnë, hyjmë në ofensivë të plotë!

22.jpg

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore ndaj Iranit këtë të premte, sipas ushtrisë amerikane.

Komanda Qendrore e SHBA-ve njoftoi përmes rrjeteve sociale se kishte “nisur një seri sulmesh ndaj Iranit.”

Sipas ushtrisë amerikane, sulmet synojnë “të vazhdojnë dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit”. CENTCOM nuk dha detaje të tjera lidhur me objektivat apo shkallën e operacionit. Ky njoftim shënon natën e shtatë radhazi të sulmeve të kryera nga Shtetet e Bashkuara.

Mohsen Rezaei, një zyrtar i lartë i Gardës Revolucionare Islamike dhe këshilltar ushtarak i Udhëheqësit Suprem, Mojtaba Khamenei, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara për “ofensivë në shkallë të plotë” nëse do të vazhdojnë sulmet ushtarake ndaj Iranit.

“Nëse sulmet amerikane vazhdojnë edhe për dy ose tre ditë të tjera, ne do të hyjmë në fazën e operacioneve të një ofensive në shkallë të plotë. Asnjë kufi politik nuk do të jetë i sigurt përballë forcave sulmuese të Iranit", tha Razei.