AKTUALITET, 5 Maj 2020, 11:18

Rritje e rasteve në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë: Shtohen edhe të shtruarit në spital, tetë në terapi intensive

Rritje e rasteve në 24 orët e fundit, Ministria e


Pas një periudhe me numër të vogël të rasteve ditore të konfirmuara me koronavirus, dita e sotme ka shënuar një kërcim, me 17 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot se “ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar”.

Albana Fico, kreu i ISHP-se, theksoi gjate deklaratës së sotme për mediat, se në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët tetë janë në terapi intensive.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus”- theksoi MSH.