TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Beratit ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi është kapur duke vjedhur panela në pronën e shtetasit A. D.
Në pranga ka rënë shtetasi K. B., ndërsa policia vijon punën për parandalimin e vjedhjeve të tjera, si dhe zbardhjen e atyre që kanë ndodhur më parë.
NJOFTIMI
Kuçovë/Berat
Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikuan dhe kapën në flagrancë shtetasin K. B., 41 vjeç, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke vjedhur panela në pronën e shtetasit A. D.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”.