TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SHBA ka regjistruar sot 1,015 vdekje nga koronavirusi në 24 orë, shifra më e ulët e raportuar që prej një muaji, raporton sot BBC.
Në total, SHBA-ja ka afro 69,000 viktima nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, ndërsa mbi 1.1 milion njerëz atje janë infektuar.
Prej tyre, afro 200,000 tashmë janë shëruar.
Gazeta New York Times ka cituar dje një dokument të brendshëm të Qeverisë amerikane, i cili parasheh rritje të madhe, deri në dyfishim të infektimeve dhe viktimave deri në 1 qershor.
Sipas këtij dokumenti, deri në 200,000 raste të reja mund të regjistrohen në ditë, ndërsa numri ditor i viktimave mund të arrijë në rreth 3,000. Shifrat, megjithatë, nuk janë konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë.