TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pandemia e koronavirusit që prej gjashtë muajsh ka mbërthyer botën por mesa duket viruset këtë vit nuk paskan fund.
Së fundmi mediat greke kanë bërë me dije se një grua ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ishte infektuar me virusin Nil, në Seres. Mediat shtojnë se e prekura nga ky virus ishte diagnostifikuar një javë më parë.
Autoritetet greke bëjnë me dije se deri më tani janë infektuar 3 persona, ndërsa kanë humbur jetën 2 prej tyre.
Çfarë është virusi Nil
Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor; emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë.
Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit gjatë muajit Gusht.
Simptomat
Periudha e inkubacionit për ethet e Nilit Perëndimor varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë.
Rreth 80% e rasteve të transmetuara te njerëzit nuk manifestojnë simptoma. Kur manifestohen simptomat ato janë shumë të ngjashme me gripin:
temperaturë e moderuar,
gjendje parehatie e përgjithshme
ulje të oreksit
të përziera,
dhembje koke,
dhembje sysh,
dhembje shpine,
dhembje muskujsh,
kollë
puçrra,
diarre
nyje imfatike të zmadhuara,
vështirësi në frymëmarrje.
Format më të rënda të sëmundjes, që kërkojnë trajtim të specializuar, karakterizohen nga simptoma më të rënda, si:
temperaturë e lartë,
encefalit
meningjit
dhembje të forta të kokës,
dobësi dhe paralizë të lehtë,
simptoma gastrointestinale,
çorientim,
të dridhura
konvulsione
puçrra në kurriz, qafë, krahë dhe këmbë,
ataksi (humbja progresive e koordinimit të muskujve),
koma.
Në përgjithësi, kjo sëmundje është e shërueshme, megjithatë, për rreth 1% të pacientëve, mund të degjenerojë në meningjit ose encefalit, sidomos te personat e moshuar ose me imunitet të dobët.