TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Besim Sahatçiu, gjyshi i Rita Orës, ka qenë në një nga figurat më të nderuara të Kosovës. Për këtë arsye në respekt të të ndjerit dhe përvjetorit të tij të vdekjes, Posta e Kosovës ka përuruar një pullë të re postare me figurën e tij.
Këtë gjë Rita Ora ia ka treguar ditën e djeshme me krenari gjithë botës përmes një postimi në rrjete sociale.
Këngëtarja me famë botërore ka ndarë në Instagram foton e pullës së postës dhe ka treguar për ndjekësit historinë pas saj.
''Gjyshi im Besim Sahatçiu është nderuar me pullën e tij postare në vendlindjen time Kosovë! Për të nderuar kontributin e tij në film dhe të gjithë filmat e mahnitshëm që ai bëri. Filmat e tij janë të jashtëzakonshëm dhe ata më frymëzojnë gjithmonë! Të dua gjyshi, e di që po na shikon nga qielli, mezi po pres të rri përsëri me ty një ditë, të dua”, ka shkruar Rita Ora.
Besim Sahatçiu është i njohur për një numër të madh projektesh filmike në kohën e Ish-Jugosllavisë, ku më i spikatur mbetet filmi i tij “Era dhe Lisi”.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja flet për të, pasi shpesh ndan në rrjetet sociale foto të të ndjerit duke i bërë dedikime prekëse.
