LIFESTYLE, 27 Mars 2021, 09:18

Nga thashethemet tek propozimi në Maldive: Fjolla dhe Fisniku flasin për herë të parë si te martuar


Fjolla Morina u dënua nga Gjykata e Kukësit me 6 vite burg nën akuzën për trafikim armësh. Pas këtij vendimi, Fjolla reagoi në rrjete sociale duke publikuar një fotografi nga pushimet në ishujt Maldive, duke treguar se nuk është aspak e shqetësuar për vendimin e marrë kundër saj.

Së fundmi, këngëtarja dhe Fisnik Syla kanë dhënë një intervistë për Prive, ku kanë zbuluar detaj nga propozimi dhe martesa e pak ditëve më parë. “Ka qenë pak e vështirë për mua, sepse ishim në një vend që nuk njeh askënd dhe nuk ke asnjë familjar. Ka qenë pak emocion dhe jam dridhur gjithë kohës.

Jam njeriu më i lumtur në botë që kam marr këtë propozim dhe sot është e vështirë të gjesh një njeri që të bën të lumtur”, tha Fjolla. Më tej, Fisniku foli dhe për thashethemet që kanë qarkulluar, teksa u shpreh se prej një viti janë në një lidhje dhe se arsyeja e ndarjes nga ish bashkëshortja nuk ka qenë këngëtarja.

Ai mohoi gjithashtu se prindërit e tij nuk kanë një marrëdhënie të mirë me Fjollën. Nga ana tjetër, këngëtarja tha për partnerin: “Jam shumë me fat për këtë ndoshta zoti më ka çuar një njeri si ky. Ka njëherë thosha faleminderit zot që më ke çuar një dhuratë kaq të madhe.