LIFESTYLE, 24 Mars 2021, 14:14

Sot ka ditëlindjen, s’do ta besoni sa vjeç mbush Anxhela Peristeri

Sot është një ditë e veçantë për Anxhela Peristerin pasi feston përvjetorin e 35-të të lindjes.

Këngëtarja është surprizuar nga njerëzit e saj të dashur me një tortë, në të cilën është vendosur logoja e Eurovisionit dhe një mikrofon.

Anxhela ka publikuar me ndjekësit fotografi, ku krahas së cilës ka marrë qindra komente nga fansat dhe miqtë e saj. Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e njohur me këngën “Karma”.

Kënga u përzgjodh fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e vitit që lamë pas.

Festivali pritet të mbahet në Roterdam më 18, 20 dhe 22 Maj. Vetëm pak ditë më parë, Anxhela publikoi dhe videoklipin zyrtar të këngës.