TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
N’Golo Kanté nuk është vërtetë një lojtar si të tjerët. Pavarësisht trofeve, qoftë me Chelsea apo ekipin e Francës, pagës marramendëse apo presionit mediatik, mesfushori është ende aq i thjeshtë dhe njerëzor, ndryshe nga shumë prej kolegëve të tij që ndryshojnë sjellje sapo firmosin kontratën e parë profesionale. Ish-lojtari i Leicester sërish ka befasuar…
Frank Khalid, një biznesmen britanik dhe tifoz i madh i Chelsea, ftoi kampionin botëror në dasmën e vajzës së tij. Problem, Kanté duhej të fluturonte për t’u bashkuar me Blutë atë ditë. Në fillim, ndërkombëtari francez kishte refuzuar ftesën, por, në fund vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij … dhe të prezantohet në ngjarjen e lumtur, për kënaqësinë e të gjithë mysafirëve!
“Ishte vërtet e jashtëzakonshme të shihje N’Golo Kanté mes mysafirëve të mi në dasmën e vajzës time. Na duhej të kërkonim të paktën një milion selfie, dhe ai me mirësi iu përgjigj të gjithëve. Ishte vërtet i lumtur që erdhi”, tha Frank Khalid në Twitter, përpara se të postonte më shumë video nga lojtari i Chelsea, ku shfqet duke uruar çiftin apo duke foto me dy vajza.
Kanté gjithashtu duhej të fliste për futboll … gjithmonë me pozitivitet. “E vendosa N’Golo në tryezën e miqve të mi në dasmën e vajzës time, por për fat të keq ata të gjithë mbështesnin klube të ndryshme, një për West Ham, një për Liverpool dhe një për Manchester United. Ata u përpoqën shumë ta bindnin të firmoste për ndonjë nga skudrat e tyre. Por mos u shqetësoni, tifozë të Chelsea, ai e do klubin tonë. Ai i do të gjithë!”, rrëfeu Frank Khalid.