AKTUALITET, 5 April 2018, 23:01

Ramush Haradinaj: Në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit

Ramush Haradinaj: Në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit. I pyetur nëse largimi i partisë “Lista Serbe” nga koalicioni, rrezikon qeverinë, Haradinaj u shpreh se asnjë qeveri nuk ka rënë nga vendime të ligjshme.

Haradinaj: Nuk ka ndodhur që të bjerë një qeveri që ka zbatuar ligjin, zakonisht bie kur nuk e zbatojnë ligjin. Çdo qeveri që qëndron me ligjin është e fortë.

Ylli Rakipi – Ju mendoni se qeveria, edhe po u largua “Lista Serbe” nuk bie?

Ramush Haradinaj – Ta shohim, këtu jemi.

Ylli Rakipi – A mund të shkojë Kosova në zgjedhje të parakohshme?

Ramush Haradinaj – Jo këtë vit.

Ylli Rakipi – këtë vit jo?

Ramush Haradinaj – Jo

Ylli Rakipi – Në fillim të vitit?

Ramush Haradinaj – Jo këtë vit.

Haradinaj u pyet gjithashtu lidhur me deklarimin e serbëve se do të formojnë vetë asosacionin. Ai u shpreh se nëse ky akt kryhet, ai nuk do të ketë vlerë ligjore.

Ylli Rakipi – Serbët kanë paralajmëruar se në prill, do të formojnë vetë bashkësinë e komunave serbe në Kosovë. Keni ndonjë koment për këtë?

Ramush Haradinaj – Nuk mundet me ndodh për shkak se nuk merr vlerën ligjore, në emër të Kushtetutës. Mbetet një produkt i jashtëm, i paintegruar askund, nuk ka se si të marrë bazën ligjore. Kosova udhëhiqet nga një Kushtetutë shumë e avancuar, është europiane, është ndër më të avancuarat që ka në ndonjë vend në Europë. Përfshirë edhe të drejtat e popujve që jetojnë në Kosovë. Serbët janë popujt e barabartë në Kosovë, gjuha serbe është e bararbartë, dhe jashtë kushtetutes nuk mundet të krijohet.

/TPZ.AL/