TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari i gazetës gjermane Frankfurter Allgemiene Zeitung, Michael Martens i ka quajtur mbresëlënëse radhët e gjata para Ambasadës së Serbisë në Vjenë të Austrisë për të votuar për zgjedhjet parlamentare.
Dalja rekorde në zgjedhje brenda Serbisë dhe pritjet disa orëshe të serbëve jashtë saj për të votuar i ka bërë përshtypje gazetarit, i cili tregoi për entuziazmin e disa miqve të tij serbë.
“Zgjedhjet në Serbi: Radha para Ambasadës së Serbisë në Vjenë (që është shtëpi e një prej komuniteteve më të mëdha të diasporës serbe në botë, e megjithatë ka vetëm një qendër votimi të hapur) shtrihet përgjatë tri kthesave të rrugëve. Një mike serbe sapo më telefonoi. Ajo ka gati katër orë që pret në radhë dhe ende nuk mund ta shohë ambasadën. Me shumë gjasë, do të përfundojë duke e paguar këtë zgjedhje me grip. Të paktën, ajo tashmë është pothuajse në rrugën ku ndodhet ambasada. Burri që qëndron para saj sapo tha: “Nuk më intereson sa gjatë duhet të pres. Dua të votoj””, shkroi ai në X.
“Të presësh disa orë në radhë është diçka që shumica e europianëve perëndimorë do ta bënin vetëm kur del një iPhone i ri. Mbresëlënëse”, shkroi Martens.
Elections in Serbia: The queue outside the Serbian Embassy in Vienna (home to one of the largest Serbian diaspora communities in the world, yet with only a single polling station open) stretches around three street corners. A Serbian friend just called. She has been waiting in…
— Michael Martens (@Andric1961) October 25, 2026