TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas çerdheve dhe kopshteve, bashkia Tiranë do të dezinfektojë deh autobusët. Kryebashkiaku Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan:
“Nis dezinfektimi i autobuzëve! Por kini parasysh, kalon nga njeriu te njeriu, jo aq shumë nga autobuzi të njeriu! Ndaj idealisht udhëtimi me biçikletë apo ecja në këmbë është akoma më e shëndetshme si në rast virozash, ashtu dhe në ditët normale!“
Më herët kryebashkiaku Veliaj sqaroi se këto ditë bashkia do të bëjë dhe dezinfektimin e gjithë kopshteve dhe çerdheve në Tiranë, që të jenë gati për rihapjen pas dy javëve.
Sot në mëngjes, qeveria mori disa masa si ndalimin e fluturimeve e mbylljen e shkollave për përballimin e krizës së koronavirusit.