AKTUALITET, 15 Qershor 2020, 11:19

Punonjësi infektohet me koronavirus, “kyç” dyert Bashkia Durrës

Punonjësi infektohet me koronavirus, “kyç” dyert Bashkia


Një rast me koronavirus që është zbuluar në Bashkinë e Durrësit, ka bërë që dyert e institucionit më të rëndësishëm të qeverisjes vendore të qëndrojnë të mbyllura.

Personi që ka rezultuar pozitiv me koronavirus është punonjës në Bashki, ndërkohë që janë kryer dezinfektimet e të gjitha zyrave dhe ambienteve.

Një pjese të kontakteve të ngushta të punonjësit të Bashkisë u janë kryer tamponet, dhe fatmirësisht kanë rezultuar negativë.

Në vendin tonë në ditët e fundit ka pasur një shtim të shpejtë të rasteve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit u zbuluan 69 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar që të ndiqen rregullat e distancimit fizik, ndërkohë që ka bërë thirrje dhe për bizneset që e kanë të mundur të nxisin të punuarin nga shtëpia.