TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Maturantët do të ulen sot në banka për t’u testuar në lidhje me njohuritë që kanë marrë tre vjeçarin e fundit në lëndën e matematikës.
Ata do të plotësojnë sot testet, me rregullat e reja që u vendosën nga Ministria e Arsimit, pas protestave që kanë zhvilluar.
Provimi do të zgjasë dy orë e gjysmë, dhe jo dy orë, siç ishte vendosur më parë në rregullore.
Pas provimit, maturantët kanë lajmëruar sërish protestë në orën 13:00.
Maturantët kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit një draft me 10 pika, me shkeljet e pretenduara në provimin e Gjuhë-Letërsisë. Sipas maturantëve përmbajtja e testit nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, ndërsa pretendojnë se pyetjet ishin jashtë programit mësimor.
Ata kërkojnë ripërsëritjen e provimit, pasi sipas tyre pyetjet ishin subjektive dhe niveli i testit ishte mbi mesataren. Njëkohësisht maturantët kërkuan uljen e pikëve për futjen në Universitet dhe uljen e peshës së provimit të Gjuhë-Letërsisë në llogaritjen e pikëve.
Ata janë shprehur se do të vijojnë luftën e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave që i kanë dorëzuar tek Ministria e Arsimit dhe shtojnë se nuk do ketë bojkot të provimit të matematikës, por as protestat nuk do të ndalen.