AKTUALITET, 20 Prill 2020, 14:55

Publikohet lista e bizneseve që do të lejohen të hapen nga 27 prilli

Kryeministri Edi Rama ka publikuar listën e bizneseve që do të hapen nga data 27 prill.

“Ja aktivitetet që do të lejohen të hapen nga e hëna 27 prill. Të gjitha bizneset duhet të marrin vërtetimin për hapje aktiviteti në e-albania dhe të njihen me protokollin e sigurisë përmes e-albania

Vërtetimi dhe protokolli duhet të disponohen në mjediset e biznesit përkatës. Nga hapja e këtyre bizneseve kthehen në punë xxx punonjës dhe pavarësisht fillimit të punës përfituesit nga paketa e parë apo paketa e zgjeruar, nuk do ta humbasin mbështetjen financiare prej 3x26.000 apo 1x40.000 lekësh.

Shërbimi taksi do të ketë protokoll të veçantë," ka nënvizuar Rama në një shënim të tij në rrjetet sociale.