TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja shqiptare Era Rusi ka treguar në emisionin “Mos i fol Shoferit “ në RTV Ora se shpeshherë e ngatërrojnë me Olta Gixharin, pasi ka ngjashmëri me të. Ajo ka treguar një rast, ku një person, i cili ndodhej në një lokal i ka shkruar pse bën mëndjemadhen dhe nuk flet, por sipas saj në fakt në atë lokal ishte Olta Gixhari dhe jo ajo.
Biseda:
Rudina Dembacaj: A të kanë ngatërruar ndonjëherë me Olta Gixharin ?
Era Rusi: Po më kanë ngatarruar shumë herë me Oltën. Njëherë në një bar, unë nuk isha fare, por siç duket ishte një person që më njihte mua dhe më shkruan: “Pse bën si mendjemadhe dhe nuk flet”, ndërkohë nuk isha unë po ishte Olta .
Rudina Dembacaj: A njihesh me Olta Gixharin?
Era Rusi: Po njihem me Oltën, kemi bërë bashkë dhe një set fotosh po nuk i kemi nxjerrë nuk e di pse.