TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prishtina vazhdon të jetë komuna më e prekur nga koronavirusi në vend, ndërsa ka 444 raste aktive me këtë virus.
Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se mes të prekurve janë më shumë meshkuj.
“Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të rritjes së shpejtuar të rasteve me #covid-19 në vend e në veçanti në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 588 raste me #covid-19 prej të cilave 444 raste janë ende aktive. Kemi 141 raste të shëruara dhe 3 raste që kanë përfunduar me fatalitet. Statistikat tregojnë se nga totali prej 588 rasteve janë 293 femra dhe 295 meshkuj. Prandaj, ju bëjmë thirrje që të i zbatoni të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër #covid19. Mbajtja e distancës fizike dhe e maskës, si dhe higjiena e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit. E kemi obligim që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh”, shkruan Gashi.
Në Kosovë ka arritur në 2 mijë e 677 raste, 1 mijë e 425 janë shëruar dhe 49 kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.