AKTUALITET, 29 Qershor 2020, 17:26

Dënohet me dhjetë vite būrg infermieri nga Vlora, pjesë e grupit të Habilajve

Dënohet me dhjetë vite būrg infermieri nga Vlora, pjesë e grupit

Gjykata e Posaçme ka dënuar me dhjetë vite būrg, Armand Koçerrin, pjesë e grupit të Habiljave. Ai akūzohet për pjesëmarrje në grup krìminal, trafik narkōtikësh dhe mbajtje pa leje e armēve dhe municionit.

Prokuroria kërkoi 15 vite burg pūr Koçerrin, por dënimi u ul në dhjetë vite, si pasojë e gjykimit të shkurtuar. Dyshohet se Kocerri është pjesë e bandës pasi kishte komunikime telefonike me Moisi dhe Florjan Habilajn, dhe u arrēstua në Shqipëri për katër tonë hashāsh që u kap në Babicë. Mendohet se ai kishte rol ndihmues në grup pasi kishte qënë me detyrë infermier në spitalin e Vlorës.

Koçerri ishte i vetmi nga grupi i Habilajve që u gjykua në Shqipëri. Ai u arrēstua së bashku me Nazer Seitin, por ky i fundit u ekstradua disa muaj më parë drejt Italisë, ku po gjykohet.

Ndërkohë nga ana tjetër e Adriatiku, procesi është në vijim e sipër, ku pak javë më parë, Moisi Habilaj u vendos në arrēst shtëpie.

Teksa procesi gjyqësor po zhvillohet në Itali, në Shqipëri janë marrë të pandehur gjithashtu ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe ish-zyrtarët e policisë, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Procesi ndaj Tahirit mori një kthesë të fortë të premten, teksa Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi të rrëzonte vendimin e ish-Gjykatës së Krìmeve të Rënda, duke e kthyer edhe njëherë në pikën"zero".