AKTUALITET, 25 Qershor 2020, 13:03

Pranoi të operonte Eduart Lamajn, flet ortopedi i Lezhës: E gjeta në narkozë, isha i detyruar të ndërhyja

Pranoi të operonte Eduart Lamajn, flet ortopedi i Lezhës: E gjeta

Fax News mëson se mjeku Viktor Marku i arrestuar për mjekim në mënyrë ilegale të Eduart Lamajt, në dëshminë e tij ka thënë se ka qenë i detyruar të ndërhynte.

“Pacientin e gjeta në narkozë nëse i vdiste në dorë ishte ai që do mbante përgjegjësi”, mësohet të ketë thënë Marku. Nga ana tjetër, Besim Lama ka thënë se nuk ishte i specializuar për ndërhyrje.

Eduart Lamaj, i dyshuari kryesor për aténtatin që ju mori jetën Bujar Likës dhe Paulin Markut në Kurbin si dhe mbeti i plágosur Kreshnik Tusha. Në foto Lamaj shfaqet i shtruar në një spital me aparatura në tru dhe i fashuar, ndërsa dy javë ai nuk u shfaq askund por që ishin lëvizjet e familjarëve që e lëshuan në ‘grackë’, teksa ai bën foto selfi nga krevati.

Eduart Lamaj, i cili është arrestuar si autor i dyshuar për vrásjen e dy biznesmenëve në 30 Maj në Laç, mësohet se ka deklaruar se një prej víktimave i kishte para borxh, dhe ai i kishte shkuar me qëllim për ti shkatërruar hotelin dhe jo për ta vrárë. Por sipas Policisë dhe prokurorisë ky version i Lamës nuk qëndron.

Lama u vu në pranga teksa ishte duke u mjekuar në një klinikë private në Tiranë që mendohet të jetë e një të afërmi të tij, Besim Lama, për shkak se mbeti i plágosur në këmbë në ditën kur ndodhi átentati ndaj biznesmenëve. Bashkë me të u vunë në pranga dhe mjekët që e kanë ndihmuar, të cilat burime për Fax News bëjmë me dije se janë Besim Lama dhe Viktor Marku.

Burime bëjnë me dije se Besim Lama punon edhe tek spitali Ushtarak ndërsa para disa vitesh i është bërë një átentat për shkak të një konflikti si dhe është kërcënuar disa herë për shkak të detyrës.

Ndërkohë Eduart Lamaj, autori i dyshuar i vrásjes së dyfishtë, është zbuluar pasi efektivët kanë mbajtur nën vëzhgim dhe kanë monitoruar lëvizjet e familjarëve të 30-vjeçarit, veprime të cilat janë koordinuar nga Departamenti i Policisë Krīminale.