AKTUALITET, 25 Qershor 2020, 10:41

Shkodra shënon rekord rastesh me koronavirus, ku janë të infektuarit e tjerë

Shkodra shënon rekord rastesh me koronavirus, ku janë të


Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 78 raste të reja me koronavirus.

Nga këto rekord ditët e sotme mban qyteti i Shkodrës, ku janë shënuar 14 raste, duke kaluar Tiranën.

Ndërkohë, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.

Ministria njofton se një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 370

Durrës 176

Shkodër 153

Vlorë 79

Fier 41

Lezhë 26

Korçë 20

Kukës 12

Elbasan 9

Gjirokastër 6

Berat 2.