AKTUALITET, 4 Maj 2020, 10:42

Kërkuan ndryshimin e trupit gjykues, refuzohet kërkesa e dy avokatëve të Jaeld Çelës

Kërkuan ndryshimin e trupit gjykues, refuzohet kërkesa e dy


Është refuzuar kërkesa e dy mbrojtësve të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, për ndryshimin e trupit gjykues.

Kërkesa është bërë në seancën e fundit me pretendimin se kanë gjykuar çështje të tjera të bashkëlidhura.

Çështja e Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës gjykohet nga gjyqtarët Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Refuzimi është bërë nga Apeli i Posaçëm ndërsa seanca e radhës është caktuar në 14 maj ora 10:30.