AKTUALITET, 4 Maj 2020, 10:22

Vrasja e vëllezërve në Durrës/ “Kush je ti?”, si autori i dyshuar u paraqit me emër tjetër pasi i shkoi në varrim dhe të 3-tat

Vrasja e vëllezërve në Durrës/ “Kush je ti?”, si


I arrestuari për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Altin Ndviktoroci mësohet se ka marrë pjesë në varrimin dhe të 3-tat duke u paraqitur me emër të rremë.

Madje ai ka lënë dhe 28 mijë lekë por familjarët nuk e kanë njohur dhe e kanë pyetur se kush je. Ai i është përgjigjur me emër tjetër.

Kjo ka qenë edhe një nga dyshimet e Policisë që kanë çuar në arrestimin e tij veç shenjat të gishtave në automjetin Toyota gri që përdorën autorët dhe e braktisën më pas në Shkozë./ Balkan Web