LIFESTYLE, 3 Janar 2021, 19:18

“Për herë të parë mora 300 euro”/ Miriam Cani tregon për fillimet e karrierës së saj: Isha 14-vjeç, fitova konkursin në Gjermani

“Për herë të parë mora 300 euro”/ Miriam Cani


Këngëtarja e njohur Miriam Cani, ka folur së fundmi në lidhje me jetën e saj ku dhe ka treguar për fillimin e karrierës.

E ftuar në emisionin “Diell”, këngatarja ka treguar se ka fituar shumë konkurse me këngët e saj brenda dhe jashtë vendit, sakaq shton se për herë të parë ka fituar 300 euro. Ajo ka folur në lidhje me jetën në Gjermani, ku thotë se ka marrë një kulturë krejt ndryshe nga ajo e Shqipërisë.

“Ishte një konkurs në Hajdenberg, (Gjermani)organizohej nga qyteti dhe unë mora pjesë, isha 14 vjeçe. Për herë të parë kam fituar 300 euro. Se mbaj mend se çfarë kam kënduar. Për herë të parë performova përpara një publiku. Jam e lumtur që jam rritur në Gjermani, më ka mësuar shumë, jam formuar në atë vend dhe kam atë kulturë. Nuk kam pasur  paragjykime.”- tregon këngëtarja në një intervistë për “E Diell”.

Këngëtarja foli më shumë për jetën private, kohën që i ka kushtuar këtë periudhë familjes.