LIFESTYLE, 2 Janar 2021, 19:03

“Zoti e di çfarë kemi kaluar…”/ Në përvjetorin e tyre të 11, Emina Çunmulaj i dedikon bashkëshortit fjalët emocionuese

“Zoti e di çfarë kemi kaluar…”/ Në

Modelja e njohur Emina Çunmulaj, ditën e djeshme ka festuar 11 vjetorin e lisdhjes së saj me bashkëshortin, Sam Nazarian. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ajo ka uruar partnerin për 11 vitet e kaluara së bashku, të cilat modeles i duken si një përjetësi. Krahas fotos që ka postuar në ditën e dasmës, ka shkruar se do kalojë edhe dekada të tjera me bashkëshortin e saj. Ajo thotë se është mjaft e lumtur ndërkohë nuk ka harruar të përmend se mes tyre ka pasur dhe vështërsi të cilat i kanë kaluar së bashku. “11 vjet dhe vazhdojmë fuqishëm. E dija natën kur të takova se do të ishe babai i fëmijëve të mi dhe partneri im i jetës. Zoti e di çfarë kemi kaluar. Kohë të shkëlqyera, kohë të vështira, kohë të lumtura dhe të trishtuara. Tani ne jemi të bekuar me 2 vajza dhe një jetë përpara për të vazhduar të rritemi, të mësojmë dhe të qëndrojmë gjithmonë të lidhur me familjen që kemi ndërtuar. Unë të dua përjetësisht… (dhe po ndonjëherë mendoj se mund të të vras, si rastet kur mendon se duke marrë një pjatë do të thotë se ke pastruar pas darkës) Gëzuar 11 vjet i dashur… është zyrtare … ne kaluam një dekadë dhe jemi gati për shumë më tepër”- shkruan Emina krah fotos.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)