TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja Fjoralba Ponari është vendosur në një pozitë të vështirë ditën e sotme. Fjoralba ka rënë pre e një kamera të fshehtë. Ishte anëtarja e jurisë, Suela ajo e cila u largua nga emisioni me justifikimin se nuk di asgjë se çfarë po ndodh në emision.
Ajo i drejtohet moderatores duke i shprehur se nuk dinte se çfarë po bënte të emision e se dukej si ‘idiote’.
‘Unë kam një orë që pres Argjirën që të vijë dhe të flasë se cfarë do bëj. Unë të kërkoj ndjesë se je njeriu më pozitiv këtu. Por nuk mund të funksionojë, unë kam ardhur një orë përpara, nuk është vetëm sot, janë disa herë që pres atë. Unë nuk kam asnjë skalet, me të cilën minimalisht mos të dal si idiote.Unë nuk e dija që sot do të kishte ‘faceoff’ nuk e dija se çfarë do të bënin konkurentët. Minimumi me duhet një përgjigje që të mos dal si idiote.’ -shprehet Suela duke u larguar më pas nga studio.
Fjoralba i shkon nga pas Suelës dhe mundohet ta qetësojë.
Në fund antarja e jurisë i tregon Fjoralbës që e gjithë kjo skenë ishte në kuadër të një kamera të fshehtë.