SPORT, 4 Shtator 2021, 14:22

Partizani me “krahë” të rinj, huazohet Albion Marku

Partizani me “krahë” të rinj, huazohet Albion Marku

Albion Marku rikthehet në Superiore dhe do të veshë fanellën e Partizanit, pas dy sezoneve me Laçin.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është nën kontratë me Lokomotiva Zagreb, që këtë sezon e huazon te “Demat e kuq”.

Njoftimi i Partizanit:

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Albion Markun.

Mbrojtësi 20 vjeçar anëtar i ekipit përfaqësues U-21, mbërrin te 16-të herë kampionët e Shqipërisë me formulën e huazimit nga kroatët e NK Lokomotiva Zagreb.

Marku rikthehet në kategorinë superiore pas eksperiencës pozitive me Laçin dhe do t’i bashkohet skuadrës pas impenjimit me përfaqësuesen tonë U-21.