TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Thyen trarin e doganës greke me makinë dhe hyn forcërisht në Greqi. Personi për të cilin po shkruajnë mediat greke, është një emigrant shqiptar. Ai po priste të hynte në Greqi, por nuk e realizonte dot ligjërisht pasi kishte masë të ndalimit të hyrjes në zonën Shengen dhe mendoi ta bënte ndryshe.
Me automjetin e tij ai theu traun në Kakavijë duke i ikur Policisë doganore, teksa u arrestua më pas pas rrugës për në Janinë.
Gazeta Protothema shkruan se shqiptari aktin e kreu pa frikë dhe ndrojtje teksa vendosi në alarm Policinë e Janinës që e neutralizoi në aksin ndërnacional Janinë-Kakavijë.
Tashmë ai ndodhet në qytetin grek dhe do të dalë në gjyq për tre akuza të ngritura nga shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve, dëmtim të pronës publike dhe hyrje të paligjshme në vend dhe ai u dërgua në Prokurorin Publik të Janinës.
Kujtojmë se prej 20 nëntorit Kakavija u mbyll pjesërisht prej pandemisë duke lejuar lëvizjen në orarin 07:00- 23:00, kurse më 23 nëntor në një njoftim të dytë nga pala greke puna u pezullua plotësisht për shkak të një greve nga doganierët.