TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anglia do të reduktojë qëndrimin në izolim, të udhëtarëve nga shtetet që nuk janë përfshirë në "korridorin e sigurtë" me këtë vend. Karantina do të reduktohet nga 14 ditë në 5 ditë, nëse udhëtari del negativ në testin për Covid-19, pesë ditë pas mbërritjes.
Testi do të duhet të paguhet nga vetë udhëtari privatisht, për të evituar mbingarkesën e sistemit publik shëndetësor.
Ky rregull do të hyjë në fuqi më 15 dhjetor dhe pritet të lehtësojë industrinë e aviacionit, e cila është goditur mjaft rëndë nga pandemia dhe nga rregulli i karantinës që qeveria britanike vendosi, për të ndalur përhapjen e Covid-19.
Drejtuesit e kompanive ajrore janë ankuar prej kohësh, se regjimi i karantinës 14 ditor, po i dëmtonte jashtëzakonisht, duke rezultuar në ulje historike të numrit të udhëtarëve.
Rregulli i ri që hyn në fuqi më 15 dhjetor, përfshin edhe udhëtarët nga Shqipëria.
Britania e Madhe ndodhet aktualisht në një izolim kombëtar, i cili do të mbarojë më datë 2 dhjetor, kur pritet të rihapen bizneset dhe shërbimet.
/TPZ.al/