BOTA, 11 October 2026, 17:14

“Nuk do të sulmohen objektet energjetike!”, Trump njofton marrëveshjen mes Rusisë dhe Ukrainës: Hyn në fuqi menjëherë

“Nuk do të sulmohen objektet energjetike!”, Trump njofton

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të dielën se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës. Megjithatë, deri në momentin e publikimit të deklaratës, as Moska dhe as Kievi nuk e kishin konfirmuar zyrtarisht arritjen e një marrëveshjeje të tillë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump njoftoi se armëpushimi do të hynte menjëherë në fuqi.

“Menjëherë në fuqi! Ka një ARMËPUSHIM ENERGJIK në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Të dyja palët kanë rënë dakord. Mos e prishni!”, shkroi presidenti amerikan, pa dhënë detaje të tjera mbi kushtet apo kohëzgjatjen e marrëveshjes.

“Nuk do të sulmohen objektet energjetike!”, Trump njofton

 

Deklarata vjen në një moment kur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike kanë vijuar të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në të dyja vendet.

Më herët gjatë së dielës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Kievi ishte i gatshëm të ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Moska do të ndalte goditjet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.