AKTUALITET, 4 Shtator 2019, 20:04

"Ngatërroi adresën e Kajmakut", Posta i përgjigjet Prokurorisë: Letra është dorëzuar në zyrë

"Ngatërroi adresën e Kajmakut", Posta i përgjigjet

”Ngatërroi adresën e Kajmakut”, Posta i përgjigjet Prokurorisë: Objekti postar është dorëzuar në Bashkinë Vorë. Dërgesa e Prokurorisë është kryer brenda 72 orësh.

Reagimi i Postës Shqiptare:

Duke marrë shkas nga publikimet në media në lidhje me njoftimin e dalë nga Prokuroria e Përgjithshme për rastin e z. Agim Kajmaku, Kryetar i Bashkisë Vorë, sqarojmë se :

Të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtësisht të verifikueshme.

Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjitshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës).

Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash.

Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë.

Ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra:

Sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës.

Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë.