TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar u arrestua në Abruzzo pasi ka goditur një grua moldave 12 herë me thikë në bark dhe pjesë të tjera të trupit.
Mes 28-vjeçarit shqiptar Roland Bushi dhe 33-vjeçares moldave sipas medieve italiane dyshohet se kishte një romancë, ndërsa pas sherrit i riu e qëlloi mizorisht me thikë duke e plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e gruas, e cila jetonte me motrën dhe nënën. Mediat italiane nënvizojnë se pas krimit, qeni i moldaves iu sul shqiptarit për ta kafshuar.
Gruaja 33-vjeçare nga Moldavia ka marrë plagë nëpër trup dhe po kurohet në spital. Ndërkaq, burri nga Shqipëria u arrestua nën akuzën e tentativës së vrasjes.