TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kapen në flagrancë duke vjedhur natën, bien në prangat e policisë tre autorët e dyshuar. Arrestimet janë bërë nga policia e Fierit, ndërkohë që në pranga janë vënë tre persona, nga Ura Vajgurore.
Ata gjatë natës, në fshatin Kuman, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin peshk në vaskat e peshkut në pronësi të shtetasit B. P., 56 vjeç, banues në Kuman.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krìmeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. D., 47 vjeç, banues në Ura Vajgurore.
B. V., 37 vjeç, banues në Ura Vajgurore.
K. H., 28 vjeç, banues në Ura Vajgurore.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës, në fshatin Kuman, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin peshk në vaskat e peshkut në pronësi të shtetasit B. P., 56 vjeç, banues në Kuman.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.